Presidenti i Barcelonës tregon se a do të shkarkohet trajneri

08 maj 2019 | 12:39

Presidenti i Barcelonës, Josep Bartomeu është shfaqur tepër i mërzitur pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.

“Nuk duhet të ndodhte si ndaj Romës vitin e shkuar… Nuk duhet të ndodhte. Jemi të gjithë të mërzitur nga kjo gjë. Futbollistët të parët, pastaj drejtuesit dhe tifozët. Nuk di t’i jap një shpjegim kësaj humbje me katër gola. Tani na duhet të reflektojmë dhe të shohim ku kemi gabuar. Të përgatisim finalen e Kupës së Mbretit, pasi ka mbetur ky trofe për t’u luajtur”, ka thënë Bartomeu.

Në lidhje me të ardhmen e trajnerit Valverde, Bartomeu deklaroi: “Do të flasim me qetësi. Do të bëjmë analizën tonë në lidhje me këtë gjë”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Te Kastrioti i Ferizajt janë edhe më të motivuar për…