Gjeorgjia: Nëse Putini fiton në Ukrainë, të radhës do të jenë vendet e BE-së

19 shkurt 2024 | 12:58

Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili ka paralajmëruar rrezikun e agresionit rus kundër vendeve të tjera evropiane nëse Ukraina humbet luftën.

“Kjo është natyra e Rusisë, ajo nuk ndalet,” tha presidentja 71-vjeçare në një intervistë në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih.

“Evropianët duhet të jenë të shqetësuar. Ukraina po lufton sot për të mbrojtur sigurinë evropiane dhe ukrainasit po vdesin për evropianët e tjerë”, theksoi ajo.

“Unë mendoj se është shumë e qartë dhe shumë e lehtë sot të mbështesësh Ukrainën sesa të përballesh me një luftë më të gjerë nesër.

“Prandaj, nëse nuk duam të gjendemi në Konferencën e ardhshme të Mynihut ose pas disa vitesh në një situatë shumë më të vështirë, mendoj se vendimi duhet të merret sot” tha presidentja gjeorgjiane.

Zourabishvili përshëndeti paketën e re të mbështetjes prej 50 miliardë eurosh të BE-së për Ukrainën  dhe tha se ajo ishte e bindur se republikanët në Kongresin e SHBA-së do të heqin bllokimin për miratimin e miliardave të tjerë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të nismës “7 javë – 7 projekte”, kryetari…