Gjermani Peter Beyer zgjedhet raportues i KE-së për Kosovën, dështon ish-spiuni rus

14 nëntor 2019 | 14:32

Deputeti i Bundestagut gjerman, Peter Beyer, është zgjedhur raportues për Kosovën në Këshillin e Evropës.

Beyer në këtë garë ka mposhtur ish-spiunin rusi, Aleksey Kondratyev.

Gjatë votimit të sotëm në Komitetin për Politikë të Jashtme dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Beyer ka fituar 33 vota, kurse rusi Kondratyev ka marrë vetëm 6 vota.

Vendimi për zgjedhjen e raportuesit për Kosovën në KE do të kalojë edhe nëpër mekanizma të tjera të këtij Këshilli, por që votimi i sotëm llogaritet si më i rëndësishmi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-selektori i Kosovës në futboll, Albert Bunjaki është emëruar këshilltar…