Gjermania hap dyert për dezertorët rusë

22 shtator 2022 | 18:59

Dezertorët rusë që janë duke u larguar nga mobilizimi i përgjithshëm i urdhëruar nga Vladimir Putin mund të marrin mbrojtje në Gjermani. Lajmin e bëri të ditur  ministrja e brendshme gjermane.

Në një intervistë për gazetën Frankfurter Allgemeine Zeitung, Nancy Faeser u shpreh: “Dezertorët e kërcënuar me represion serioz, si rregull, mund të marrin mbrojtje ndërkombëtare në Gjermani.”

Po ashtu, ministrja gjermane shtoi se kushdo që kundërshton me guxim regjimin e Putinit dhe e vendos veten rrjedhimisht në rrezik të madh, mund të kërkoj azil për shkak të persekutimit politik.

Pamje që tregojnë kufijtë e Rusisë ndërsa rusët po ikin “nga të gjitha anët” – pas thirrjes për mobilizim ushtarak.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës (MPJD), Donika…