Gjermania hedh kandidaturën për “Euro 2024”

24 prill 2018 | 22:17

Federata Gjermane e Futbollit (DFB) ka zyrtarizuar kërkesën për të organizuar fazën finale të “Euro 2024”, teksa pritet që Turqia të jetë rivali i tyre në kandidaturat që do të priten deri ditën e premten.

Një delegacion i federatës, ku bënte pjesë edhe ish-kapiteni i Bayern Munchen dhe kombëtares, Philipp Lahm, i kanë paraqitur dosjen e kandidaturës sekretarit të përgjithshëm të UEFA, Theodore Theodoridis, gjatë një takimi në Nion, të martën në mëngjes.

Presidenti i DFB, Reinhard Grindel, ka deklaruar: “Duam që Euro 2024 të zhvillohet në zemër të Evropës, në Gjermani, si një mundësi e mirë për të gjithë tifozët e kontinentit që ta vizitojnë”. Gjermania e ka pritur më parë kampionatin evropian në vitin 1988, ndërsa Kupën e Botës në 1974 dhe 2006.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka…