Gjermania ia dhuron FSK-së automjetet ushtarake ‘Rheinmetall’

11 prill 2024 | 11:50

Në kazermën e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK)  “Adem Jashari” është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të donacionit ne vlerë 2.7 milionë euro të automjeteve “Rheinmetall” nga Republika Federale e Gjermanisë për FSK-në.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se vlera e këtij donacioni është 2.7 milionë euro. “Është kënaqësi dhe nder i veçantë që sot të pranoj donacionin e radhës më vlerë2.7 milionë euro. Rol të rëndësishëm ka partneri ynë, andaj jemi shumë mirënjohës, në vazhdën e 3 milionë e 800 mijë euro. Falënderoj ambasadorin për kontributin dhe sigurisht ky bashkëpunim do vazhdojë tutje me qëllim për t’i kontribuar paqes dhe sigurisë në vend e rajon”, ka thënë Maqdonci.

Ndërsa ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka theksuar edhe një herë raportin mes dy shteteve Kosovë-Gjermani, duke theksuar bashkëpunimet milionëshe në fushën e sigurisë. “Mendoj që dua ta theksoj raportin e shkëlqyer mes Gjermanisë dhe Kosovës. Jam shumë i kënaqur të jem sot këtu gjatë donacioneve në vlerë milionëshe. E falënderoj ministrin Maqedonci për pjesëmarrjen në këtë ceremoni”, ka thënë ambasadori Rohde.

Rohde së bashku me ministrin Maqedonci kanë dorëzuar çelësat e 5 furgonëve ushtarak. Që të dy bashkë kanë parë nga brenda edhe një prej tyre.

Me këtë rast, ambasadori gjerman, ka thënë se lidhja në mes të Gjermanisë dhe Kosovës është më afër një hap.

“Sot lidhja në mes të  Gjermanisë dhe Kosovës është më afër një hap, kjo po bëhet përmes zyrtarëve tanë siç janë atashetë, jam shumë i kënaqur të jem sot në këtë dhënie të donacionit të pesë kamionëve, e di që ky projekt ka filluar që ka viti 2022 me ministrin Mehaj dhe grupin përfaqësues. Kjo është një ndihmë për transport, domethënë tashmë i kemi gjithsej 15 kamionë”, ka thënë ambasadori Rohde.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emily Ratajkowski nuk ka ndërmend të heqë dorë nga veshjet…