Gjermania ka nevojë për 500,000 imigrantë të rinj çdo vit

07 janar 2020 | 19:44

Gjermania po përballet me “një bombë demografike” të shpejtë dhe në këtë drejtim duhet ndërmarrë masa.

Lidhur me këtë, mediumi TheLocal.de, ka folur me politikanin e FDP-së, Christian Dürr i cili thotë se emigracioni është çelësi për të ardhmen e vendit.

Ai ka thënë se si shoqëri, gjermanët po jetojmë më gjatë – dhe kjo është një gjë e mirë.

Por, sipas tij, ka shumë debate se si të sigurohet sistemi i mirëqenies së Gjermanisë nën presionin e një popullsie të plakur.

Në këtë kontekst, Christian Dürr, kohët e fundit shkroi edhe një koment për të përditshmen gjermane Die Welt për nevojën e vendit për më shumë të ardhur.

Por për TheLocal.de, nënkryetari i grupit parlamentar pro-biznesit të Demokratëve të Lirë (FDP) thotë se imigracioni është thelbësor për të ardhmen e Gjermanisë.

“Ne jemi vendi i dytë më i vjetër në botë, dhe së shpejti do të përjetojmë një valë të madhe pensioni. Shkalla e lindjeve tona është e ulët, kështu që pa imigrim vendi do të regresohet. Në të njëjtën kohë, emigracioni nxit diversitetin, i cili nga ana tjetër na bën një vend më të mirë dhe një shoqëri më të mirë”.

Në këtë drejtim, sipas tij, 500,000 emigrantë janë të nevojshëm në vit, përcjell “Telegrafi”.
“Kjo është përafërsisht numri që na duhet për t’iu kundërvënë ndryshimit demografik. Sidoqoftë, një pikë thelbësore: duhet të sigurohemi që njerëzit të kenë qasje të drejtpërdrejtë në tregun tonë të punës”, ka thënë ndër tjerash Dürr.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më shumë se një miliard kafshë mund të jenë shfarosur…