Gjermania kërkon punëtorë ndërtimi

18 prill 2025 | 13:49

Marrëveshja e koalicionit CDU/CSU dhe SPD që synon të qeverisë Gjermaninë për të përgjysmuar kontingjentin e forcave të punës nga vendet e Ballkanit Perëndimor, është kritikuar ashpër nga industria vendase e ndërtimit, e cila dhe kështu, ankohet se ka mangësi të mëdha në këtë drejtim.

Vendimi, për ta përgjysmuar kontingjentin e forcave të punës nga rajoni i Ballkanit Perëndimor është “befasues dhe i dëmshëm për degën e ndërtimit”, tha për gazetat “Stuttgarter Zeitung” dhe “Stuttgarter Nachrichten” Tim-Oliver Muller, drejtor i përgjithshëm i Shoqatës qendrore të Industrisë gjermane të Ndërtimit.

Ai iu referua projekteve të planifikuara për infrastrukturën, “që parashikojnë nevoja në rritje për forca pune”. Një pjesë e konsiderueshme e të punësuarve të huajnë sektorin e ndërtimit vjen nga vendet e ish-Jugosllavisë, tha Muller, duke shtuar: “Zvogëlimi i kontingjentit të rregullores për Ballkanin Perëndimor në maksimumi 25.000 forca pune e prek rëndë ekonominë e ndërtimit”.

Në marrëveshjen e koalicionit theksohet se emigracioni i rregullt në Gjermaninë kuadër të së ashtuquajturës rregullorja e Ballkanit Perëndimor do të kufizohet me 25.000 persona në vit.

Aktualisht bazuar në këtë rregullore numri i forcave të punës që tërhiqen në vit nga këto vende është rreth 50.000. Ky kontingjent vjen me kushte të thjeshtuara për dhënien e vizës dhe lejen e punës në Gjermani.

Njohja e kualifikimit profesional në Gjermani nuk është kusht.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Drejtësisë i Qeverisë së Ismail Qemalit, avokati dhe…