Gjermania përgatit buxhetin e krizës prej 150 miliardë eurosh

23 mars 2020 | 00:32

Gjermania po përgatit një buxhet krizash prej më shumë se 150 miliardë eurosh për të mbështetur punët dhe bizneset e kërcënuara nga epidemia e koronavirusit, njoftoi Ministri i Financave Olaf Scholz.

Burimet qeveritare janë shprehur për “Reuters” se qindra miliarda euro në mbështetje shtesë për sektorin privat do të siguroheshin ndërsa Ministri i Financave Olaf Scholz tha se tavani i borxhit të ri të qeverisë të vendosur në kushtetutën gjermane do të pezullohej duke pasur parasysh rrethanat e jashtëzakonshme.

“Njëqind e pesëdhjetë miliardë është një shumë e madhe por kjo na jep fleksibilitetin që na nevojitet tani”, ka deklaruar Ministri i Financave Scholz, transmeton “scantv”.

“Për më tepër, ne jemi duke siguruar që institucionet e tjera në vend mund të marrin masat e nevojshme për të stabilizuar bizneset tona. Është e rëndësishme të dërgoni një sinjal të fortë dhe të qartë që nga fillimi”, u shpreh Scholz.

Sipas ligjit gjerman, Berlini nuk ka të drejtë të krijojë borxhe të reja që tejkalojnë 0.35% të PBB-së, përveç nëse vendi preket nga një fatkeqësi natyrore ose nga një situatë e jashtëzakonshme e të njëjtit lloj.

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka premtuar të bëjë “gjithçka që është e nevojshme” për t’u marrë me ndikimin e epidemisë dhe qeveria e saj pritet të miratojë paketën të hënën.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tash e nëntë ditë Komuna e Malishevës po vazhdon të…