Gjermania: Presim zbatimin pa kushte të marrëveshjes Kosovë-Serbi

27 prill 2023 | 13:06

Nga Zyra e Kancelarit të Gjermanisë kanë deklaruar se e mirëpresin marrëveshjen e arritur nga Kosova dhe Serbia.

“Gjermania mirëpret marrëveshjen e arritur në Ohër në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja”.

“Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, është thënë në përgjigjën nga zyra e kancelarit gjerman për “RTK”-në.

Sipas kësaj përgjigje të dy palët edhe Kosova edhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjen.

“Gjermania rikujton se së bashku me partnerët e saj evropianë dhe ndërkombëtarë, nxit të dyja palët që të zbatojnë në mënyrë të përshtatshme dhe në mirëbesim të gjitha obligimet e tyre përkatëse dhe pa asnjë kusht, përfshirë edhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe”, është thënë në këtë përgjigje.

Sipas shtetit gjerman, takimi i radhës i nivelit të lartë më 2 maj është një hap i rëndësishëm në këtë drejtim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Raketa kërkimore e lëshuar nga Suedia u rrëzua në një…