Gjermania raportoi sot 620 raste të të infektuarve me Covid

16 maj 2020 | 11:46

Instituti i Sëmundjeve Ngjitëse “Robert Koch” në Gjermani ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 620 raste të reja të infektimeve me koronavirus. Kështu, numri i përgjithshëm i të prekurve me Covid-19 në ekonominë më të madhe të Evropës shkoi në 173 772 persona, duke e futur Gjermaninë në mesin e vendeve me më së shumti raste në Evropë.

Përpos të infektuarve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 57 viktima të reja dhe shifra e përgjithshme e të vdekurve shkoi në 7 881. Ky numër është shumë më i vogël në krahasim me viktimat që janë shënuar në Itali, Spanjë, Francë dhe Britani të Madhe. Me qëllim të rimëkëmbjes ekonomike, qeveria gjermane e ka filluar lehtësimin e masave kufizuese, përfshirë hapjen e dyqaneve dhe fabrikave, shkruan “Reuters”, transmeton Express.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një zyrtar policor është arrestuar, nën dyshimin se ka ushtruar…