Suspendohet zyrtari policor pas dhunës psikike ndaj gruas

16 maj 2020 | 11:43

Një zyrtar policor është arrestuar, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psikike ndaj gruas së vet. Për këtë rast është njoftuar Inspektorati Policor i Kosovës, i cili, pas zhvillimit të hetimeve, të dyshuarin e ka suspenduar për 72 orë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar – zyrtar policor – pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës-bashkëshortes së tij femër/kosovare. Lidhur me rastin është njoftuar IPK të cilët pas zhvillimit të hetimeve preliminare të dyshuarin e kanë suspenduar për 72 orë”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit, pas përfundimit të procedurave, i dyshuari është liruar.

 

(B. D.: ‘Epoka e re’)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit, Avni Zogiani, ka…