Gjermania raporton për 793 raste të reja të koronavirusit

03 maj 2020 | 08:21

Instituti për Sëmundje Ngjitëse “Robert Koch” njoftoi se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 793 raste të reja të koronavirusit. Kështu, numri i përgjithshëm i të prekurve në këtë shtet shkoi në 162 496. Përpos infektimeve të reja, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 74 raste fatale dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve shkoi në 6 649, shkruan “Reuters”, transmeton Express.

Gjermania është një ndër vendet me numrin më të lartë të të infektuarve me Covid-19 në Evropë, por ka shkallë të ulët të vdekshmërisë në krahasim me shtetet kryesore evropiane, si Italia, Spanja, Franca dhe Britania e Madhe.

Qeveria gjermane ka filluar t’i lehtësojë masat e izolimit me qëllim të riaktivizimit të ekonomisë, por epidemiologët kanë bërë thirrje për kujdes dhe respektim të distancës sociale, në të kundërtën, rastet, sipas tyre, mund të shënojnë rritje përsëri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përshkak të koronavirusit dhe vendimeve të qeverisë së Republikës së…