Gjermania, Turqisë: Jepi fund provokimit në Detin Mesdhe

13 tetor 2020 | 08:47

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, tha të martën se Turqia duhet të përmbahet nga provokimet në Detin Mesdhe, duke shtuar se Gjermania do të solidarizohet me Greqinë dhe Qipron si partnerë të BE-së.

“Ankaraja duhet t’i japë fund lojës mes përmirësimit dhe provokimit, nëse qeveria është e interesuar në bisedime, siç ka pohuar vazhdimisht”, tha kryediplomati gjerman në Berlin para nisjes për Greqi dhe Qipro.

Ai kërkoi nga Turqia që të mbetet e hapur për bisedime dhe i bëri thirrje Ankarasë që të mos e vazhdojë eksplorimin e gazit në zonat detare që janë të kontestuara, shkruan “Reuters”, transmeton Express.

Sidoqoftë, një anije turke të hënën u nis për të bërë hulumtime sizmike në pjesën lindore të Mesdheut, duke e nxitur Greqinë të paraqesë kërkesë të re për sanksione të Bashkimit Evropian ndaj Turqisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Robert Elsie Zbulimi i Shqipërisë, si dhe i kulturës…