Gjermanisë i duhen çdo vit 1.5 milion emigrantë me 400 mijë punëtorë të kualifikuar

03 korrik 2023 | 16:59

Kryetarja e Këshillit të Ekspertëve të Ekonomisë, Monika Schnitzer, ka thënë se Gjermania ka nevojë për 1.5 milion emigrantë në vit për shkak të mungesës së fuqisë punëtore të kualifikuar.

Schnitzer për gazetën “Süddeutsche Zeitung”, e ka përshkruar Ligjin e ri të punës së kualifikuar si një hap në drejtimin e duhur, por duke theksuar se ka nevojë për më shumë.

“Gjermania ka nevojë për 1.5 milion emigrantë në vit në mënyrë që çdo vit të ketë fuqi punëtore të re të kualifikuar prej 400 mijë personave”, ka thënë Schnitzer, duke shtuar se Gjermania ka nevojë urgjente për një kulturë mirëseardhjeje.

“Ne kemi nevojë urgjente për një kulturë mikpritëse. Nëse ‘Intel’ hap një fabrikë në Magdeburg dhe dëshiron të tërheqë punëtorë të huaj të kualifikuar, ata duhet të ndihen të mirëpritur aty”, ka thënë ajo.

Profesoresha në Universitetin Ludwig-Maximilian, ka potencuar se vajzat dhe gratë të njoftohen me çështjet teknike.

“Ka mungesë të personelit të kualifikuar në profesionet e matematikës, informatikës, shkencave natyrore dhe teknologjisë. Kompanitë duhet të përmbushin kërkesat e punonjësve të tyre më të vjetër në mënyrë që ata të mos dalin para kohe në pension. Siç tregon hulumtimi, kënaqësia e punonjësve është faktor i rëndësishëm në mbajtjen e tyre në punë”, ka përfunduar Schnitzer. /Albinfo.ch

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vitin e kaluar në Kosovë, diaspora i ka dërguar 1.2…