Gjest i mirë nga zëvendëskryeministrja Balaj-Haimaj pastron memorialin “Heroinat”

20 korrik 2020 | 11:07

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj, sot ditën e ka nisur duke pastruar memorialin “Heroinat”, pas raportimeve në media se ky memorial nuk po mirëmbahet.

Ajo në llogarinë e saj në “Facebook”, ka shkruar se ky memorial pasqyron sakrificën dhe kontributin e gruas së Kosovës në luftën për lirinë̈ dhe pavarësinë e vendit.

Zëvendëskryeministrja iu ka bërë thirrje organeve përkatëse që monumentet si “Heroinat”, dhe tjerë që simbolizojnë sakrificën tonë për liri të kenë më shumë përkujdesje institucionale e shoqërore.

Postimi i plotë i saj:

Ditën sot e nisa duke pastruar memorialin “Heroinat”, pas raportimeve në media se ky memorial nuk po mirëmbahet.
Ky memorial pasqyron sakrificën dhe kontributin e gruas së Kosovës në luftën për lirinë dhe pavarësinë e vendit.
Iu bëj thirrje organeve përkatëse që monumentet si “Heroinat”, dhe tjerë që simbolizojnë sakrificën tonë për liri të kenë më shumë përkujdesje institucionale e shoqërore.

No description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eden Hazard fitoi La Ligën me Real Madridin që në…