Hazardi: Ky ishte sezoni më i dobët për mua

20 korrik 2020 | 11:06

Eden Hazard fitoi La Ligën me Real Madridin që në sezonin e tij të parë. Belgu vuajti dëmtimet e shumta dhe nuk ishte një sezon mjaft i mirë në aspektin personal. Së fundmi Hazardi ka dhënë një intervistë ku ka tregues disi zhgënjimin për sezonin e tij të dobët në aspektin personal.

“Edhe pse ky nuk ishte sezoni im më i mirë i mundshëm, jam shumë i lumtur që fitova titullin me Real Madridin. Këtë vit, falë ekipit, fituam kampionatin. Në aspektin personal mund të them se ka qenë sezoni më i dobët në karrierë”, ka thënë Hazardi.

Belgu foli edhe për marrëdhënien e tij me trajnerin Zidane. “Si lojtar ka qenë ndër më të mirët. Si trajner nuk kam asgjë për të thënë pasi titujt flasin vetë. Ai beson te lojtarët e tij. Kjo është arsyeja se pse funksionon gjithçka”, ka deklaruar Hazardi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka vizituar Xhaminë e…