Gjeti 135 mijë dollarë, i dorëzoi në polici

10 maj 2020 | 11:13

Një adoleshent është vlerësuar për ndershmërinë e tij pasi ka gjetur në tokë një qese me 135 000 dollarë dhe më pas e ka dorëzuar tek autoritetet.

Amerikani José Nuñez Romaniz, 19 vjeç, kontaktoi menjëherë numrin e emergjencës që pa te një automat i bankës Wells Fargo në New Mexico, pasi kishte gjetur qesen me para të harruar pranë tij.

José është shpërblyer tashmë për ndershmërinë e tij me 500 dollarë për arsimin e tij në universitet, 500 dollarë para të thata dhe një biletë sezonale për të ndjekur ndeshjet e skuadrës së Universitetit, New Mexico Lobos. Edhe policia e Albuquerque ndërhyri duke marrë José për një turne të laboratorit të tyre hetimor.

Ata i ofruan të punonte part-time për të paguar kostot e universitetit. Në një intervistë José tha: “Në mendjen time nisa të mendoj për prindërit, veçanërisht për nënën, çfarë do të bëja nëse shkoja në shtëpi me ato para dhe nëse niste skandali. Besoj se bëra gjënë e duhur dhe e di se familja ime është krenare”.

Kreu i policisë Mike Geier ngriti lart shembullin e adoleshentit: “Është një mundësi e rrallë të shohim një shembull të tillë në komunitetin tonë pas tragjedive që kemi parë me të rinjtë. Kjo rivendos besimin në komunitetin tonë”. /TCh

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shumica e garave sportive po përgatiten për rifillim pa praninë…