Gjikokaj shpërblehet me kontrate trevjeçare

30 mars 2023 | 15:26

Mirela Gjikokaj po kalon superformë në prag të grumbullimit me Kombëtaren e Kosovës. Mirela me skuadrën Follo HK po marshon drejt elitës norvegjeze. Follo udhëheq në tabelë me 41 pikë, ndërsa dy skuadrat e para në tabelë kalojnë në elitë.

Në ndeshjen e fundit Mirela Gjikokaj realizoi plot tetë gola, ndërsa shkëlqimin e vazhdojë me tetë asistime. Ajo u shpall më e mira e ndeshjes së fituar në udhëtim ndaj Fjellhammer me rezultat 32:25.

Disa prej golave të Mirelës ishin shumë të bukur dhe u shënuan nga më larg se nëntë metra.

Për formën e mirë që e ka kaluar këtë edicion, Mirela është shpërblyer me kontratë të re trevjeçare nga Follo. Kontratën e ka firmosur tashmë. Ajo është prej bartëseve të lojës te skuadra norvegjeze e poashtu në Kombëtaren tonë.

Mirela e ka edhe një ndeshje të shtunën e më pas e mirëpresim në grumbullimin e Përfaqësues me shpresë që formën e mirë ta vazhdojë në dy ndeshjet e forta me Poloninë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka…