Gjilan, ngrihet aktakuzë për rrezikim të sigurisë në vendin e punës

30 janar 2020 | 16:00

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve R.P., S.Q. dhe M.L., për shkak të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, nga neni 358 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 7 dhe 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas aktakuzës, i pandehuri R.P., si pronar, punëdhënës dhe person përgjegjës i firmës “Rehatia”, ka vepruar në kundërshtim me Ligjin e Punës dhe Ligjin për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, ashtu që nuk ka pasur të lidhur kontratë pune me punëtorin, tani të ndjerin B.E., nga fshati Ramjan, Komuna e Vitisë dhe nuk ka krijuar kushte të sigurta të punës, me ç’rast derisa i ndjeri më 21 gusht 2019, duke punuar në një ndërtesë, në ndërtim e sipër, në afërsi të fshatit Shillovë, në Gjilan, së bashku me dy punëtorë tjerë, gjersa kishte qenë duke tërhequr një tub-gyp, për dërgimin e materialit për nivelizim të katit të fundit, përkatësisht kulmit të objektit, ka ardhur deri tek kontakti i tubit me telat e energjisë elektrike, me ç’rast si pasojë e kontaktit me rrymën, i ndjeri ka ndërruar jetë në vendin e punës.

“Gjithashtu, për këtë rast janë përgjegjës edhe të pandehurit S.Q. dhe M.L., të cilët si bashkëpronarë, investitorë dhe persona përgjegjës të firmës ‘M&S Construction’, kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, ashtu që si pasojë që nuk kanë krijuar kushte të punës dhe nuk kanë ndërmarrë masa për parandalimin e rreziqeve në punë, ka ndërruar jetë në vendin e punës, i ndjeri B.E”, është thënë në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesuar nga kryesuesi i kuvendit Afrim Dina, është mbajtur të…