Gjilan, shpërndahet mekanizëm bujqësor për fermerë në vlerë mbi 10 mijë euro

05 prill 2024 | 09:39

Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari, ka vazhduar me shpërndarjen e mekanizmit bujqësor për fermerët e Komunës së Gjilanit.

Drejtori Bajram Isufi, tha se përfitues të mekanizmit bujqësor në vlerë prej 10 mijë e 780 euro janë dymbëdhjetê përfitues.

Sipas tij janë shpërnadarë 4 copë rotofreza, 2 copë pijatore me 20 disqe, 5 copë pijatore me 24 disqe dhe 1 copë pllugj dy brazësh 25 cm.

Drejtori për Bujqësi dhe Pylltari, tregoi se kjo është vazhdim i shpërndarjes së projektit të herës së kaluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde ka vizituar të enjten…