Gjilani del hapur kundër vendimeve të qeverisë

13 prill 2020 | 13:29

Komuna e Gjilanit ka dalë kundër vendimeve të qeverisë në detyrë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Kjo komunë nëpërmjet një komunikate, ka theksuar se drejtori i Ndërmarrjes Publike “Tregu”, Avdyl Jerliu, mëngjesin e sotëm ka larguar banaqet e shitjes nga tregu i qytetit dhe ky vendim ka detyruar tregtarët të mblidhen dhe të kundërshtojnë vendimin, duke rrezikuar shëndetin e tyre dhe të qytetit në përgjithësi.

“Drejtori i Ndërmarrjes Publike ‘Tregu’ sot në mëngjes ka tentuar të keqpërdorë gjendjen e krijuar nga COVID-19, për t’i larguar banaqet e shitjes nga tregu i qytetit. Ky vendim i zyrtarëve komunalë ka detyruar tregtaret të mblidhen për ta kundërshtuar vendimin e institucioneve komunale. Me këtë veprim zotri Jerliu ka dal haptazi kundër vendime të qeverisë të cilat ndalojnë tubimet në hapësira publike dhe si rrjedhojë ka rrezikuar shëndetin publik të të gjithë qytetit pasi në këtë hapësirë ishin grumbulluar diku rreth 200 shitës. Andaj ftojmë institucionet shëndetësore dhe ato të rendit te marrin masa në lidhje me ketë veprim të zotit Jerliu”, është thënë në komunikatën e Komunës së Gjilanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, mbrëmë ka pranuar…