Gjilani dhe Dukagjini mësojnë kundërshtaret në Ligën e Konferencës

20 qershor 2023 | 15:50

Gjilani dhe Dukagjini i Klinës do të përfaqësojnë futbollin e Kosovës në Ligën e Konferencës. Këto dy skuadra kanë mësuar të martën kundërshtarët në këtë rang garash.

Gjilani do të këtë përballë skuadrën nga Luksemburgu, FC Progres Niederkorn dhe lojën e parë do ta zhvillojë në udhëtim. Në anën tjetër, Dukagjini debuton në garat ndërkombëtare në përballje me skuadrën nga Gjibraltari, Europa FC. Skuadra nga Klina është vendase në ndeshjen e parë. Ndeshjet e para të kësaj faze do të luhen më 13 korrik, ndërsa ato të kthimit më 20 korrik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçk dhe…