Gjilani e rikthen ‘Arushën’
                08 gusht 2019
                |  12:14
            
        Ish-futbollisti i famshëm i Gjilanit dhe disa skuadrave tjera, Premton Muja është rikthyer sërish në skuadrën e tij të zbres, por këtë radhë si trajner
“Ish-futbollisti i skuadrës tonë, Premton Muja, nga dita e sotme i është bashkangjitur stafit të trajnerëve në kategoritë e reja të shkollës së futbollit të Gjilanit”, thuhet në njoftimin e Gjilanit.
Ish-sulmuesi i njohur me nofkën “Arusha”, si futbollist aktiv kishte mbrojtur ngjyrat e skuadrës së Gjilanit në pjesën më të madhe të karrierës së tij rreth 16 vjet, duke realizuar shumë gola dhe asistime. Mujës i është besuar detyra e trajnerit të gjeneratës U15, nga ku e fillon rrugëtimin e tij si trajner në klubin ku u afirmua dhe la gjurmë të mëdha si futbollist.
/Epoka e re/
                        


                                        
                                        
                                        
                                        
                                        