Gjilani e tregon forcën ndaj Dritës, Llapi përmbysi Drenicën

25 nëntor 2021 | 15:18

Skuadra e Gjilanit e fitoi derbin kundër Dritës me rezultat minimal 1-0. Kjo është fitorja e dytë për klubin që drejtohet nga Ismet Munishi në këtë edicion garash në përballje me klubin e Dritës.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat 0-0, derisa në fillim të pjesës së dytë mesfushori Albert Dabiqaj realizoi për rezultatin 1-0. Ky gol i ka mjaftuar Gjilanit për të marrë tri pikët e plota. Gjilani pati edhe dy raste të tjera për shënimi, por që nuk i konkretizoi në gol. Në anën tjetër, Drita shumë lehtë ka mundur të shmangë humbjen, por Marko Simonovski nuk shënoi në portën boshe. Në krye të tabelës është Gjilani me 28 pikë, kurse Drita bie në pozitën e tretë me 25 pikë.

Ballkani-Malisheva         2-0

Në ndeshjen tjetër Ballkani ka shënuar fitore kundër Malishevës me rezultat 2-0. Në minutën e 76-të, Albion Rrahmani realizoi golin e parë në ndeshje dhe në minutën e fundit Krasniqi e dyfishoi rezultatin në 2-0. Suharekasit pas kësaj ndeshje ngritën në pozitën e dytë me 27 pikë, kurse Malisheva është në vendin e nëntë me 15 pikë.

Drenica-Llapi                  3-5

Llapi me përmbysje e ka mposhtur skuadrën e Drenicës (3-5). Vendasit shkuan në pushim me epërsinë e një goli, të cilin e realizoi Kreshnik Uka, në minutën e 24-të. Katër minuta pas fillimit të ndeshjes, Elvis Prençi barazoi rezultatin në 1-1. Llapi brenda nëntëmbëdhjetë minutave realizoi edhe katër gola të tjerë për rezultat 1-5, derisa shënues ishin Riviera, Veliu, Firminio dhe Idrizi. Më pas Drenica realizoi edhe dy gola të tjerë me anë të Ukës për rezultat 3-5. Llapi pas tri pikëve të reja ka grumbulluar 24 pikë dhe është në vendin e pozitën e katërt, derisa Drenica bie në pozitën e gjashtë me 20 pikë.

BKT Superliga  Java e 15-të 

Gjilani – Drita                 1-0
Drenica – Llapi                3-5
Ballkani – Malisheva     2-0
Prishtina – Feronikeli     2-0
Dukagjini – Ulpiana        1-1

 

/Veton ZYMBERI/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pak ditë na ndajnë nga shkarkimi, eventualisht lirimi nga detyra,…