Gjilani fitoi miqësoren ndaj Schaffhausenit

08 shtator 21:31

Gjilani ka arritur ta fitojë miqësoren e sotme përballë Schaffhausen.

Në ndeshjen e zhvilluar në Zvicër, gjilanasit triumfuan me rezultat të pastër 2:0. Jackson Ferreira (‘1) dhe Gerhard Progni (’18) shënuan golat e fitores për Gjilanin sot.

Në këtë ndeshje, të dy trajnerët pothuajse provuan të gjithë futbollistët.

Në Zvicër në përkrahje të Gjilanit nuk munguan as tifozëria e famshme “Skifterat” të cilët përkrahën skuadrën e tyre të zemrës edhe jashtë Kosovës.

Ndryshe, në javën e katërt të Superligës së Kosovës në futboll, Gjilani do të përballet me Drenicën.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), kryetari…