Gjilani fiton minimalisht ndaj Drenicës

23 prill 2023 | 17:21

Gjilani ka triumfuar 1-0 ndaj Drenicës në kuadër të javës së 30-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Pjesa e parë ishte disi e qetë për nga numri i golave edhe pse rastet për të dyja anët nuk munguan.

Por, goli i vetëm i këtij takimi erdhi në 45 minutat e dytë dhe i soli tri pikë skuadrës vendase.

Ishte minuta e 50-të e takimit, kur Elton Cale gjeti për mrekulli Baton Zabrëgjën që realizoi për 1-0.

Gjilani mund të kishte thelluar edhe më shumë rezultatin, por t’i konkretizonte rastet ndaj një Drenice që po kalon nëpër probleme të vjetra tash e sa kohë.

Pas javës së 30-të, Gjilani është në vendin e tretë me 46 pikë, ndërsa Drenica gjendet në të fundit me 23 sosh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
23 prilli shënon Ditën Ndërkombëtare të Librit, mirëpo këtë ditë…