Gjilani ka aktualisht 119 raste aktive me Covid-19

22 shkurt 12:45

Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së Covid-19, nën udhëheqjen e nënkryetarit të Gjilanit, Arbër Ismajli, ka mbajtur takimin për vlerësimin e situatës për dy ditët e fundit.

Nënkryetari Ismajli ka thënë se ka një rritje të rasteve të infeksionit, duke shtuar se kjo duhet të shërbejë si thirrje për t’u mbrojtur nga Covid-19, duke respektuar masat, vendosjen e maskës dhe mbajtjen e distancës.

Ai ka bërë me dije se numri i rasteve aktive aktualisht në Gjilan është 119.

Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 11424 mostra, 3644 kanë rezultuar pozitivë, 3606 janë shëruar, 110 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 119 raste janë aktive, të hospitalizuar me Covid janë 17 persona.

Ndryshe, Komiteti i themeluar nga kryetari Lutfi Haziri më 13 mars 2020, ka të përfshira institucionet lokale dhe regjionale, përfshirë edhe QKMF-në, emergjencat civile, QRSHP-në, policinë, Bashkësinë Islame, zjarrfikësit, qendrën e thirrjeve 112 dhe Kryqin e Kuq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-gruaja e Blerim Xhemajlit, Erjona Sulejmani, ka provokuar ndjekësit e…