Gjilani kërkon fitore, Trepça ‘89 heshtë

30 mars 2019 | 10:17

Dy ndeshjet e tjera të kësaj xhiro zhvillohen sot (e shtunë). Skuadra e Gjilanit është e gatshme për ta fituar përballjen me Trepçën ‘89.

Trajneri i ri i skuadrës së Gjilanit, Gentjan Mezani, ka thënë se është detyrë e skuadrës që ta fitojë ndeshjen e radhës, kurse ka ftuar tifozët, ‘Skifterat’, që të jenë në stadium për ta përkrahur skuadrën e tyre të zemrës.

“Në takimin e radhës është detyrë e jona të fitojmë, sepse këtë gjë ua kam thënë edhe lojtarëve, barazimi për ne në Gjilan është humbje. Nëse do të futemi me mentalitetin e duhur mendoj se gjërat do të jenë më të lehta, por nëse mendojmë ndryshe, do të jetë e vështirë. Në këto çaste tifozët duhet të jenë lojtari i 12 sepse lojtarët kanë nevojë për ta duke parë edhe pozitat ku jemi”, ka deklaruar Mezani.

Gazeta ka provuar t’i kontaktojë edhe futbollistët e Trepçës ‘89, por dy prej tyre kanë konfirmuar se klubi ka vendosur që ata të mos deklarohen për medie.

IPKO SUPERLIGA

Liria – Llapi           1-2
Ferizaj – Drita       0-4

TË SHTUNËN TAKOHEN:

Gjilani – Trepça ‘89
KEK-u – Drenica

TË DIELËN TAKOHEN:

Ballkani-Prishtinën
Flamurtari-Feronikelin

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kreu Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu, vendimin e institucioneve shtetërore që…