Gjilani merr kreun në Superligë

18 shtator 2019 | 18:07

Skuadra e Gjilanit ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në përballje me Ballkanin (1-0), dhe në ketë mënyrë e ka njoftuar skuadrën nga Suhareka me humbje.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola 0-0, kurse tre minuta pasi filloi pjesa e dytë vendasit kaluan në epërsi me golin e Gerhard Progni. Në vazhdim rastet nuk munguan, por rezultati nuk ndryshoi. Pas kësaj fitore, Gjilani e merr pozitën e parë ne renditjen tabelore me 12 pikë, kurse Ballkani mbetet në kuotën e 8 pikëve.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Llapit ka shpëtuar nga humbja në ndeshjen ndaj…