Gjilani nis aksionin për lirimin e hapësirave private dhe publike

19 janar 2020 | 15:57

Drejtoria e Inspekcionit në Gjilan ka nisur aksionin për lirimin e hapësirave private dhe publike te Shtëpia e Mallrave.

Drejtori i Inspekcionit, Nevzad Rushiti, ka njoftuar se ky aksion ka nisur të premten dhe do të vazhdojë deri në largimin e konstrukteve të metalta, të cilat janë shfrytëzuar si terasa verore pa vendime e pëlqime.

“Po i lirojmë hapësirat private dhe publike në bazë të peticionit të nënshkruar nga shumica e pronarëve te Shtëpia e Mallrave. Po lirohen hapësirat jashtë objektit, të cilat janë shfrytëzuar si terasa verore, pa vendim e pëlqim nga drejtoritë përkatëse. Të gjithë ata që nuk posedojnë leje dhe e tejkalojnë hapësirën jashtë objektit, konstruktet metalike do të largohen”, ka thënë Rushiti.

Ai ka theksuar se Shtëpia e Mallrave po rikthehet në gjendjen e mëparshme.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka thënë se skuadra…