Gjilani nis shënimin e Javës së Shkopit të Bardhë

18 tetor 2019 | 12:58

Në komunën e Gjilanit sot ka nisur shënimi i Javës Ndërkombëtare të Njeriut me Shkop të Bardhë.

Me këtë rast kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka deklaruar se është i nderuar që sot po shënohet Java e Shkopit të Bardhë për komunitetin dhe për të gjithë, për mundësi të barabarta.

“Ne duhet të vazhdojmë të bashkëpunojmë dhe të koordinohemi për të gjitha llojet e aktiviteteve në mënyrë që të integrohen të gjithë njerëzit në mënyrë të barabartë. Zoti nuk na ka falë të barabartë, por na i ka dhënë mundësitë e barabarta. Gjilani është zgjedhur si komunë për implementim të programit të UNICEF për trajtimin e fëmijëve me nevoja të veçanta. Ne do të punojmë në integrimin e fëmijëve në shkolla, përmes ndihmës që ofron sektori i arsimit dhe mirëqenies sociale, në mënyrë që të integrohen që në fëmijërinë e hershme”, ka thënë Haziri.

Ai ka falënderuar kryetarin e Shoqatës së të Verbërve në Gjilan, Bajram Spahiu, për punën e madhe, ndërkaq ka thënë se çdo ditë dhe çdo javë duhet të jetë ditë e mundësive të barabarta.

Kryetari i Shoqatës së të Verbërve në Gjilan, Bajram Spahiu, e ka falënderuar kryetarin Haziri për bashkëpunimin që kanë pasur që prej themelimit të kësaj shoqate, duke thënë se do të vazhdojnë me aktivitete tjera në kuadër të shënimit të Javës së Shkopit të Bardhë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas dy javësh pushim Superliga rikthehet sot me tri sfida,…