Gjilani shënon 22-vjetorin e Betejës së Zhegocit

15 prill 2021 | 12:56

Me homazhe tek varrezat e dëshmorëve dhe tek lapidari në Zhegoc, institucionet komunale të Gjilanit, të udhëhequra nga kryesuesja e Kuvendit, Shpresa Kurteshi-Emini, kanë shënuar 22-vjetorin e Betejës së Zhegocit.

Kryesuesja Kurteshi-Emini, ka thënë se amaneti i dëshmorëve dhe të rënëve për liri, është detyrë për të gjithë ne që të punojmë më shumë dhe ta bëjmë Kosovën shtet me rrugën e fuqishme drejt integrimeve euroatlantik.

“Ne do të nderojmë në vazhdimësi të gjithë të rënët për liri. Kujtojmë dhe përulemi para të gjithë të rënëve që nga foshnja e deri te të moshuarit, të cilët dhanë jetën e tyre që ne sot të jetojmë të lirë. Amaneti i dëshmorëve dhe të rënëve për liri, është detyrë për të gjithë ne që të punojmë më shumë dhe ta bëjmë Kosovën shtet me rrugën e fuqishme drejtë integrimeve euroatlantike, zhvillimit ekonomik dhe ndërtim të sigurisë për të gjithë qytetarët pa dallime”, ka thënë Kurteshi-Emini.

Ish-komandanti i UÇK-së në Zonës Operative të Karadakut, Ahmet Isufi, ka thënë se  Beteja e Zhegocit radhitet si njëra nga betejat më të lavdishme të kësaj zone, e cila ka sjellë ditët e lirisë.

Ndërsa drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Deniza Limani, ka  thënë se për shkak të pandemisë Covid-19, nuk kanë mund të organizojnë akademi përkujtimore.

Në Betejën e Zhegocit kanë rënë heroikisht tetë ushtarë të UÇK-së: Pajazit Ahmeti, Alban Ajeti, Hanumshahe Abdullahu, Tefik Zymberi, Sahit Baftiu, Shahin Baftiu, Kastriot Baftiu, Njazi Osmani, si dhe 18 civilë, ndërsa në fshatin Sllovi janë vrarë 49 civilë.

May be an image of 3 people, people standing, monument and outdoorsMay be an image of one or more people, people standing and outdoorsMay be an image of 1 person, standing, outdoors and tree

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka pritur…