Gjimnasti rus që garon për Shqipërinë kualifikohet për në Olimpiadën e Tokios

26 maj 2021 | 07:10

Matvei Petrov do të përfaqësojë Shqipërinë në Olimpiadën “Tokio 2020”.

Lajmi është dhënë nga trajneri i tij, Alon Hasa, i cili bën me dije se rusi është ftuar në olimpiadë dhe për gjimnastikën shqiptare është diçka historike.

“Të dashur miq, më lejoni që të ndaj me ju këtë lajm fantastike për gjimnastikën Shqiptare, Matvei do të përfaqësoj Shqipërinë në Tokio 2021!. Për herë të parë për Gjimnastikën shqiptare! Ju falënderojmë dhe shpresojmë në një rezultat të madh për Shqipërinë! Me respekt, Aloni & Matvei”, njofton trajneri i gjimnastit. Matvei nuk ka marrë asnjëherë pjesë në olimpiadë, edhe kur pësoi një dëmtim të rëndë. Pika e tij e fortë është kaluçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Patrullat policore po vazhdojnë patrullime të shtuara në tërë vendin…