Gjindet vetura e të dyshuarit për vrasjen e gruas shtatzënë në QKUK

01 dhjetor 2022 | 13:34

Është gjetur vetura e Sokol Halilit i cili dyshohet për vrasjen e gruas së tij në oborrin e QKUK-së, në hyrje të Klinikës së Gjinekologjisë, të mërkurën në mbrëmje.

Vetura është gjetur në sheshin “Ahmet Shtimja”.

Sipas Nacionales,babai i Sokol Halilit është dërguar nga Policia e Kosovës tek vetura e djalit të tij.

Më herët është konfirmuar informacioni se për të ndjerën kishte pasur urdhër të mbrojtjes, pasi kishte qenë edhe më herët viktimë e dhunës në familje.

Ndryshe, policia është në kërkim të Sokol Halilit i cili akoma gjendet në arrati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjenti i Franck Kessie ka përjashtuar mundësinë për nja largim…