Agjenti i Kessie flet për largimin e mundshëm nga Barcelona

01 dhjetor 2022 | 13:32

Agjenti i Franck Kessie ka përjashtuar mundësinë për nja largim të mundshëm nga Barcelona.

Ylli i Bregut të Fildishtë, Franck Kessie, ka filluar të lidhet me një largim të mundshëm nga Barcelona.

Lidhur me raportimet e fundit, disa komente ka dhënë agjenti i lojtarit, i  cili ka thënë se ky nuk është plani i tyre.

Madje, ai ka thënë se klubi janë të lumtur me lojtarin, përfshirë këtu Xavi Hernandezin.

“Barcelona janë të lumtur me të, përfshirë Xavin. Ne nuk planifikojmë që Kessie të largohet në janar, kjo nuk është në idetë tona”. “Është vetëm çështje kohe derisa lojtari të adaptohet”, ka thënë agjenti.

Është thënë se Interi është një prej skuadrave që ka treguar interesim për lojtarin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Enzo Fernandez është lojtari që po merr vëmendjen aktualisht. Mesfushori…