Real Madridi dhe Barcelona në garë për Enzo Fernandez

01 dhjetor 2022 | 13:30

Enzo Fernandez është lojtari që po merr vëmendjen aktualisht.

Mesfushori argjentinas, Enzo Fernandez është lojtari që po shkëlqen në Kupën e Botës 2022, duke rikonfirmuar kualitetet që ka treguar te Benfica.

Paraqitjet e lojtarit në Champions League dhe në ligën portugeze kanë marrë vëmendjen e shumë skuadrave. Paraqitjet në Katar po rikonfirmojnë gjithçka.

Sipas “TyCSports”, Real Madridi dhe Barcelona janë tashmë në garë për lojtarin.

Mesfushori pëlqehet nga dy gjigantët e La Liga, por çmimi do të jetë problematik, sidomos për Barcën.

Benfica kërkon 80 deri në 85 milionë euro për të lëshuar kartonin e Enzo Fernandez.

Mbetet të shihet nëse ndonjëra prej skuadrave të mëdha do të arrijë t’i marrë Benficas kartonin e argjentinasit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lista Serbe e ka cilësuar si antikushtetues emërimin e Nenad…