Gjini: Kryeministri dhe ministrat janë të obliguar t’i kryejnë detyrat deri në zgjedhjen e qeverisë së re

24 korrik 2019 | 23:33

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka thënë se Kushtetuta e Kosovës parasheh që vendi nuk mund të mbetet asnjë ditë e asnjë orë pa qeveri e kryeministër në detyrë.

“Pavarësisht cila është rruga deri te rënia e qeverisë (dorëheqje apo mocion mosbesimi) qeveria konsiderohet në dorëheqje dhe e ka obligim të jetë në detyrë derisa të zgjedhet qeveria tjetër”, ka shkruar Gjini në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka theksuar se mund të ketë tentim interpretime të ndryshme, por sipas tij, anëtarët e komisionit kushtetues e dinë sa është diskutuar për këtë qështje.

“Ky parim kushtetues i gjithë botës politike vlen edhe në Kosovë. Sepse, nëse qeveria nuk merr vendime vetëm për një ditë të vetme, bllokohen të gjitha institucionet, komunat, gjykatat agjensitë, të gjitha.

Ministrat dhe kryeministri janë të obliguar t’i kryejnë detyrat deri në zgjedhjen e qeverisë së re sepse përndryshe do t’i shkaktonin qindra shkelje lighore brenda ditës”, ka shkruar Ardian Gjini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Yllka Behluli ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetares së…