Gjini merr mandatin e dytë: Do të vazhdojmë punët e mira për Gjakovën

06 dhjetor 2021 | 14:29

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, sot ka dhënë betimin për të nisur zyrtarisht mandatin e tij të dytë në krye të kësaj komune.

Në adresimin e tij pas betimit, Gjini ka deklaruar se do të vazhdojë punët e mira për qytetarët e Gjakovës.

Për realizimin e planit të tij për komunën, ai ka kërkuar  bashkëpunimin e të gjitha partive të përfaqësuara në Asamblenë komunale të Gjakovës.

“Jam gati të vazhdojmë punën edhe më të mirë për komunën tonë, do të nevojitet mbështetja e secilit prej jush, nuk ka kryetar komune qe mundet t’i kryejë të gjitha punët e veta nëse nuk e ka edhe mbështetjen e njerëzve të zgjedhur të Komunës”, ka thënë Gjini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se deri tani…