Gjini: Në Gjakovë po përpiqemi ta ndërtojmë një koncept të ri të menaxhimit publik

22 mars 2018 | 15:53

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka mbajtur të enjten një ligjëratë para studentëve të kolegjit AAB, me të cilët gjithashtu ka bashkëbiseduar për tema të ndryshme, kryesisht që kishin të bënin me komunën e Gjakovës.

Fillimisht kryetari Gjini ka folur për organizmin e pushtetit lokal, ndërsa më pas ka folur edhe për idetë dhe projektet e tij në mandatin katërvjeçar.

Ai ka bërë me dije se qysh prej fillimit është angazhuar të punojë sipas konceptit të menaxhimit të ri publik.

Në këtë drejtim, kryetari Gjini ka thënë se investimet prioritare janë ai në parkun e madh të qytetit, në lumen “Krena” si dhe në rrugët që nxisin zhvillimin ekonomik dhe turizmin në Gjakovë.

I pyetur nga studentët, kryetari Gjini ka folur edhe për gjendjen e pastërtisë në komunën e Gjakovës.

Ai ka thënë se komuna po punon në dy aspekte në këtë drejtim, në aspektin afatshkurtër që nënkupton pastrimin dhe aspektin afatgjatë që nënkupton krijimin e mekanizmave për menaxhimin e mbeturinave.

Megjithatë, që Gjakova të jetë më e pastër, kryetari Gjini ka kërkuar ndihmë edhe nga qytetarët, të cilët i ka lutur që mbeturinat t’i hedhin vetëm në vendet e caktuara dhe të kryejnë obligimet e veta ndaj ndërmarrjes së pastrimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Floil është vaji i parë i Kosovës të cilin mund…