Gjini nënshkruan marrëveshje me organizatën “Education Comes First”

18 nëntor 2019 | 13:24

Komuna e Gjakovës e përfaqësuar nga kryetari i saj, Ardian Gjini, ka nënshkruar të hënën një marrëveshje bashkëpunimi me organizatën joqeveritare “Education Comes First”, e cila është përfaqësuar nga drejtoresha ekzekutive e kësaj organizate, Delvina Hajdari.

Kjo komunë ka bërë me dije se me ketë marrëveshje parashihet mbajtja e një minimaratone për fëmijë, ku mjetet e mbledhura nga ky aktivitet do të shfrytëzohen për krijimin e këndit të lojërave për fëmijët me nevoja të veçanta

“Nënshkrimi i marrëveshjes është vetëm një nismë e vogël drejt një qëllimi human. Me datë 24 nëntor 2019 do të zhvillohet minimaratona për fëmijë në dy kategori, 1.5 dhe 3 kilometra. Kjo maratonë na aktivizon të gjithëve për të shprehur vullnetin tonë të mirë për të ndërtuar këndin e lojërave për fëmijët me aftësi të kufizuar. Nga sot numrin tuaj do të mund ta siguroni pranë institucioneve shkollore apo në Pallatin e Kulturës ‘Asim Vokshi’, ka njoftuar Komuna e Gjakovës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, ka…