Gjini takon kryetarin e Odës Amerikane, flasin për rrjetin e gazit amerikan

29 qershor 2026 | 15:34

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Odës Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, me të cilin ka biseduar për çështjet nga të cilat do të hapej rrugë për zhvillim ekonomik në vend.

“Zhvillimi ekonomik është esencial për të ardhmen e Kosovës. Politikat duhet të jenë të tilla që garantojnë siguri afatgjatë energjetike, furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike dhe që çlirojnë potencialin e plotë të zhvillimit ekonomik të vendit. Në këtë drejtim, u pajtuam se kyçja e Kosovës në rrjetin e gazit amerikan është me rëndësi jetike për të ardhmen energjetike dhe ekonomike të vendit”, ka shkruar Gjini në “Facebook”.

Ai ka thënë se e konsideron me shumë rëndësi bashkëpunimin me Odën Amerikane, por edhe me odat dhe organizatat e tjera biznesore.

“Bashkëpunimi ndërinstitucional me këto organizata është tejet i rëndësishëm, duke pasur parasysh se sektori i biznesit vazhdon të jetë motori kryesor i ekonomisë së Kosovës”, ka thënë Gjini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i grupit parlamentar socialist në Shqipëri, Taulant Balla, ka…