Gjini thotë se askush s’mund t’i zbehë marrëdhëniet e shqiptarëve

14 qershor 2023 | 12:13

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ka komentuar anulimin e mbledhjes së përbashkët në mes të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Nga vendi ku ishte planifikuar mbajtja e kësaj mbledhje, Gjini ka thënë se asgjë nuk mund t’i zbehë marrëdhëniet ndërmjet shqiptareve.

Anulimin e kësaj mbledhje ai e ka vlerësuar si hap jo të mirë.

“Marrëdhëniet mes shteteve ndahen në disa kategori. Nuk mund t’i zbehë asgjë marrëdhëniet e popullit shqiptar. Është keq që është anuluar. Mbledhjet e këtilla janë ceremoniale, dërgojnë mesazh bashkëpunimi, miqësore, vëllazërore… Rrethanat në të cilat gjendemi sot e kanë pas zbehë mesazhin që është dashur të jepet nga Gjakova. Nuk do të kishte dalë mesazh i njëjtë sikur para dy-tre muaj. Nuk është fundi i botës, do të kemi lajme të mira”, ka thënë Gjini.

Mbajtja e mbledhjeve së përbashkët ka përkuar me Ditën e Çlirimit të Gjakovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë adresimit në Parlamentin Evropian…