Gjini: Vëllaznimi do të shndërrohet në shoqëri aksionare

05 janar 2018 | 12:05

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka konfirmuar takimin me Agim Canën. Ai e ka pranuar që temë diskutimi ka qenë gjetja e mundësisë për ta shndërruar Vëllaznimin në shoqëri aksionare.

“E kam pasur edhe në programin tim zgjedhor këtë pikë dhe procedurat do të nisin shpejt. Sa do të zgjasin nuk e di, por ato do të fillojnë. Më pas do të vendoset se si do të shkojë blerja e aksioneve, për të cilat përparësi do të kenë njerëzit që kanë kontribuar me vite në këtë klub”, ka thënë Gjini për “Kornerin”. “Gjendja aktuale e Vëllaznimit nuk mund të vazhdojë më kështu. Unë do ta ndihmoj ekipin përmes subvencioneve, por nuk mbahet klubi më me infuzion”, ka deklaruar Gjini.

Vëllaznimi momentalisht është pa trajner, ndërsa ka shumë futbollistë që kanë deklaruar publikisht se klubi ka detyrime financiare ndaj tyre.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester City është klubi i futbollit më i pasur në…