Gjinovci: Na Vetëvendosja e kemi pasë “halë në sy” Lutfi Hazirin një kohë

08 mars 2021 | 21:22

Opinonisti Rron Gjinovci ka thënë se anëtari i Kryesisë së LDK-së, Lutfi Haziri, është parë si peng politik nga partia në të cilën ishte pjesë më herët, Lëvizja Vetëvendosje.

Gjinovci këto deklarime i bëri në emisionin ‘Pressing’ në T7, ku po diskutohet lidhur me çështjen e kandidaturave të reja për kryetar të LDK’së, shkruan Gazeta Express.

“I vetmi është Lutfi Haziri që bën bashkëbisedim e nuk bën monologje. Kjo aftësi e tij e bën që të jetë eminent në LDK për kohë të gjatë. Lutfi Hazirin e kemi pasë na Vetëvendosja halë në sy për shkak të decentralizimit, negociatat etj”, deklaroi ai.

Tutje, ai ka thënë se kreu i Komunës së Gjilanit ka qenë një nga figurat kryesore që ka mundësuar koalicionin LDK-LVV në vitin 2019.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme LDK’ja ka konfirmuar kandidaturën e Lumir Abdixhikut dhe Lutfi Hazirit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Familjarëve të pacientëve me COVID-19, të cilët janë të shtrirë…