Gjithçka nisi pas një mosmarrëveshje, prokuroria jep detaje për ngjarjen tragjike në Majac

23 mars 2026 | 15:25

Prokuroria Themelore në Prishtinë është deklaruar edhe një herë në lidhje me vrasjen e rëndë që ka ndodhur mbrëmë në Majac të Podujevës, e cila ka përfunduar me tre persona ë vrarë.

Zëdhënësja e kësaj prokurorie, Kaltrina Shala para medieve ka deklaruar se ngjarja kishte nisur si pasojë e një mosmarrëveshje në mes të dyshuarës kryesore dhe 45-vjeçarit Ilaz Brahimi.

“Lidhur me këtë ngjarje tragjike, dyshohet se për shkak të një mosmarrëveshje ndërmjet tyre, situata ka eskaluar dhe më pas është përdor një armë zjarri, ku ka shtënë në drejtim të dy personave dhe për fat të keq për shkak të plagëve të marra, kanë ndërruar jetë, dhe po ashtu e dyshuara kryesore e këtij akti ka ndërruar jetë”, ka thënë Shala.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Xhevat Hasani E marr me mend se VMRO-istëve shovinistë,…