Gjoba të frikshme për klubet që lënë Superligën Evropiane

23 prill 10:55

Superliga Evropiane duket se do të prodhojë ende çështje për të diskutuar. Vozpopuli bën me dije se klubet e larguara nga projekti do të përballen me një gjobë të majme.

Siç bëhet me dije, të gjitha klubet, që kanë vendosur të largohet do duhet të paguajnë 300 milionë euro për kokë për braktisjen e projektit madhor, një gjobë, që do i dërgonte klubet pjesëmarrësve në krizë totale.

Në kontratë është parashikuar se kjo shumë do paguhet në harkun e disa viteve me këste. 10 klubet e tërhequra nga Superliga ende nuk e kanë bërë zyrtarisht këtë gjë, të vetëdijshëm për gjobën e madhe.

Deri më tani vetëm Barcelona e Real Madrid nuk e kanë lënë Superligën, me Juventusin, që e ka bërë një deklaratë, por Agnelli duket ende këmbëngulës për krijimin e një turneu të tillë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas një sëmundje të rëndë, ka vdekur kryeinfermierja e Klinikës…