Ndërron jetë kryeinfermierja e Klinikës Infektive

23 prill 2021 | 10:52

Pas një sëmundje të rëndë, ka vdekur kryeinfermierja e Klinikës Infektive të QKUK-së, Nerxhivane Konushevci.

Lajmin e për vdekjen e kryeminfermieres e ka bërë të ditur Oda e Infermierëve të Kosovës.

Ky është postimi i plotë i Odës së Infermierëve:

Të dashur Infermierë, Mami dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë

Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë është njoftuar me pikëllim të thellë se pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë kryeinfermierja e repartit e Klinikës Infektive Nerxhivane Konushevci (1962).

Në emër të Odës së Infermierëve të Kosovës, familjes së të ndjerës dhe gjithë̈ kolegëve, iu shprehim ngushëllimet më të thella me rastin e vdekjes së parakohshme të koleges Konushevci, e cila dha një kontribut të çmuar në shërbim të pacientëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë njofton opinionin se sot do të vaksinohen…