Gjobat në trafik deri në 1500 euro

10 janar 2018 | 08:40

Nga 1 janari i këtij viti në Kosovë ka hyrë në fuqi Ligji i ri për Rregullat e Trafikut Rrugor, me të cilin janë rritur gjobat për të gjithë ata që shkelin rregullat në komunikacion, shkruan “Zëri”.

Ministria e Infrastrukturës kishte njoftuar se përmes këtij ligji synon rritjen e sigurisë në trafikun rrugor.

Një ligj i tillë kishte hyrë në fuqi edhe në vitin 2016, megjithatë numri i madh i aksidenteve dhe rrezikshmëria në trafik kanë shtyrë institucionet që të rrisin edhe më shumë gjobat.

Policia e Kosovë ka bërë të ditur se të gjitha veprimet e saj në shqiptimin e gjobave për kundërvajtje i realizon në bazë të ligjit.

Ndërsa ekspertë të çështjeve të sigurisë kërkojnë që të merren masa në uljen e numrit të aksidenteve dhe të shtohet siguria në rrugë. Ata e konsiderojnë rritjen e gjobave pozitive, por jo të mjaftueshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Akademik Rexhep Qosja, në pjesën e dytë të kësaj interviste,…