Gjobiten 58 persona në një lokal nate në Lipjan për mosrespektim të masave anti-Covid

04 janar 2021 | 22:58

Policia e Kosovës ka gjobitur 58 persona në një lokal nate në Lipjan pasi kanë thyer masat anti-Covid.

Policia njofton se janë duke vijuar punën për respektimin e masave anti-Covid dhe ruajtjen e shëndetit publik.

“Policia e Kosovës edhe sonte sikurse çdoherë tjetër po ushtron autorizimet e saja si mekanizmi kyç për të mundësuar implementimin e strategjisë dhe respektimin e masave mbrojtëse ndaj pandemisë COVID19”, thuhet në njoftimin policor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka,…